Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Genta Ismaili ne kete interviste shpalos sekretet e jetes se saj...
Gati dy vjet pas çmimit në festivalin “Kënga magjike”, duket sikur Genta Ismajli i është larguar disi Shqipërisë. E cilësuar si një prej këngëtareve më të paguara në Kosovë dhe diasporë, ndoshta ajo ka ditur ta shfrytëzojë dhe ta drejtojë mirë këtë pjesë të suksesit të vet. Sigurisht me ndihmën e menaxherit dhe të fejuarit të saj Milotit. Dhe është kjo një prej arsyeve për të cilat ajo ka më shumë se një vit, që nuk është e pranishme në koncertet dhe aktivitetet muzikore, që zhvillohen në Shqipëri. Ndërkohë jeta e saj tashmë është ndarë midis Amerikës ku jeton familja e saj dhe Prishtinës, ku jeton dashuria. Kohët e fundit, këngëtarja ka qenë shpesh në SHBA, jo vetëm për arsye personale, por edhe për arsye profesionale. Si pjesë të albumit të saj, që do të dalë këtë vit do të jenë edhe 4 këngë të realizuara në anglisht.
Gjithçka shkon mirë në lidhjen e Gentës me Milotin, por për çiftin ende nuk shfaqet ndonjë plan martese as gjatë vitit 2008. Por edhe pse e dhënë pas punës, Genta nuk mund t’iu shmanget as faqeve rozë. Këtë radhë kemi vërejtur se në internet qarkullojnë prej kohësh disa foto provokuese të këngëtares. Si është e vërteta e tyre. Përgjigja e Gentës është e qartë: “Janë montazhe”. Dhe përderisa është person publik asaj i është dashur të paguajë edhe këtë kosto.
U bë kohë, që Gentën nuk po e shohim me diçka të re, të paktën këtu në Shqipëri. Me çfarë je duke u marrë momentalisht?
Tani jemi duke u përgatitur për klipin e ri të këngës “Sa ilaçe”. Një pjesë e xhirimeve tashmë janë kryer dhe besoj, se klipi do të dalë brenda 20 ditëve. Mendoj se kemi realizuar diçka të bukur për publikun, por ata vetë do të vendosin për këtë. Pas festave të fundvitit kemi bërë edhe disa ditë pushime dimërore së bashku me Milotin, ndërsa tani do i përvishemi punës (qesh).
Me çfarë projektesh të gjen viti 2008?
Asnjë plan për martesë edhe gjatë vitit 2008 Është ky viti, kur do të nxjerr albumin tim të ri, në të cilin do të ketë edhe 4 këngë në gjuhën angleze, të cilat i punova në tetor të vitit të kaluar në Amerikë, me producentë amerikanë. Mendoj që bashkë me albumin do të dalë dhe një klip tjetër, por ende nuk kemi vendosur, se cila prej këngëve do të shoqërohet me klip, sepse jemi duke punuar. Ju siguroj, që nuk do ta kursej veten dhe do t’ju sjell një album, që do ta pëlqejnë dhe dëgjojnë me ëndje adhuruesit e mi të dashur.
Pas duetit me Getin, do të ketë ndonjë duet edhe në album?
Jo nuk ma merr mendja që do të ketë duet në këtë album, por në të ardhmen pse jo.
Prej shumë kohësh nuk të kemi parë edhe në Shqipëri...
E vërtetë dhe realisht më ka marr malli për Shqipërinë, mirëpo kemi pasur shumë angazhime, që më kanë penguar të jem aty, ndonëse gjatë verës së shkuar kisha menduar të vija. Megjithatë shpresoj, që të jem në Shqipëri edhe për kënaqësinë time për të pushuar, por pse jo edhe për koncert. E kam parashikuar në shtator të këtij viti.
Mësuam, që gjatë vitit të shkuar ke qenë edhe në Amerikë. Ke ndonjë plan për t’u rikthyer atje?
Në Amerikë shkoj shumë shpesh për të vizituar familjen, por tashmë edhe për punë, sepse jam duke punuar disa këngë atje. Ndërsa të rikthehem për të jetuar nuk mund të them, sepse në Kosovë jam e lidhur me karrierën time dhe normal me dashurinë. (qesh)
Meqë dolëm tek dashuria. Si po shkon lidhja juaj?
U bënë vite së bashku... Gjithçka po shkon mjaft mirë, përderisa vazhdojmë të jemi së bashku.
Meqenëse gjërat po shkojnë mirë, keni menduar për martesën?
Martesa sigurisht, që do të bëhet por për momentin kemi plane të tjera kështu, që nuk mendojmë se do të jetë tani afër. Megjithatë kemi vendosur, që të ftojmë edhe gazetarët në dasmën tonë, kështu që do e mësoni kur të jetë momenti (qesh).
Pra kjo do të thotë, që ceremonia martesore nuk bën pjesë në projektet tuaja të vitit 2008?
Jo. Edhe këtë vit nuk do të ketë martesë. Për momentin kam plane të tjera, që lidhen më tepër me profesionin tim, se sa me jetën private. Me Milotin ndjehem shumë mirë edhe kështu, ndaj asgjë nuk na ngut për martesë (qesh).
Meqenëse publiku prej kohësh nuk të ka parë në ekran, vazhdon të jesh sërish bjonde apo e ke ndryshuar ngjyrën e flokëve?
Jo tani e kam kthyer ngjyrën e flokëve natyrale, të zezë.
Kështu të pëlqen ty apo Milotit?
Në të vërtetë, Milotit i pëlqen më shumë e errët, kështu që vendosa ta ndryshoj. (qesh)
Më duket se në kripet e tua luan me lukun, thuajse si të gjitha këngëtaret. Po me veshjen? Mendon se duke u zhveshur dhe duke qenë seksi është më e lehtë ta bësh për vetë publikun?
Mendoj se kjo është një pyetje, që i duhet bërë ndonjë modeleje ose ndonjë këngëtareje, që me të vërtetë zhvishet. Unë personalisht nuk mundohem, që të përfitoj publik me ato lloj veshjesh. Unë përdor dhe preferoj veshje që më rrinë bukur dhe më përshtaten. Nuk hyj tek ato këngëtare, që përdorin zhveshjen për të fituar sukses.
Si është e mundur që në internet qarkullojnë foto të tuat, shumë provokuese?
Ato, foto të cilat edhe ne i kemi parë ju siguroj që, janë të gjitha montazhe, madje montazhe të thjeshta dhe shumë të rëndomta. Ato lloj fotosh nuk i realizon një karakter dhe njeri si unë, për këtë ju siguroj.
(G. Lajm)