Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Struga, - Këngëtarja Elita Reçi nga Veleshta e Strugës deri më tani ka arritur të publikojë tre albume të suksesëshme të cilat janë mirëpritur nga publiku, si ai në Maqedoni ashtu edhe nga publiku në Kosovë dhe Shqipëri. Albumin e parë ajo e publikoi kur i kishte vetëm 15 vjet. Pas tre viteve ka realizuar albumin e sajë të dytë “Kujtoj zërin tënd” dhe ndryshe nga ai i pari, këtu ka pasur më shumë kompozitorë, duke filluar nga Edmond Zhulali, Shpëtim Saraçi, Valton Beqiri nga grupi “Korona”, orkestrim nga profesori nga Struga, Valmir Nushi si dhe bashkëpunime tjera me Elton Dedën, Alban Karabashin etj. Deri më tani ajo ka marrë pjesë nëpër shumë festivale duke filluar nga festivali i muzikës popullore ose këngëve të përpunuara” Këngë Jeho” në vitin 1992 kur i ka pasur vetëm 9 vjeç e deri tek “Nota Festi” ku në vitin 2001 u vlerësua me çmimin e tretë nga juria profesionale ndërsa një vit më vonë me çmimin e dytë. Në festivalin “Alba Fest” në Shkup ka fituar çmimin e parë me këngën e kantautorit Ardit Gjebrea. Me kwngwn “Loti s’wshtw tharw” tw Adrian Hilws, Elita prezanton Shqipwrinw nw festivalin ballkanik ku fiton [mimin e dytw tw jurisw profesionale. Mbresa tw ve[anta pwr kwngwtaren Strugane, ka lwnw festivali i interpretuesve tw muzikws popullore nw Tiranw 2002, kun w interpretim tw drejtpwrdrejtw, pwrkrah emrave si Irma Zyberi, Bujar Qamili etj, vlerwsohet me vendin e tretw. Albumi i saj i tretë është kryesisht me këngë të kompozitorit të njohur, Adrian Hila.
AIDA: Çka pason pas albumit tënd të fundit i cili ka disa muaj që ka dalë në shitje?
ELITA REÇI: Për momentin nuk mendoj për album se realisht siç po zhvillohen gjërat në estradën tonë shqiptare dhe fatkeqësisht shumica e këngëtarëve me vlera janë tepër të zhgënjyer nga kjo çka po ndodh. Nëse nisem nga ana materjale ska nevojë të flas, nëse duam këngë kualitative dhe cilësore duhet të shpenzojmë shumë dhe nuk do të fitosh asgjë, nëse bëjmë komercializëm duhet të veprojmë si disa “këngëtarë”. Për momentin do të bëjë një pauzë mjaft të gjatë derisa shpresoj të vinë gjërat në rregull ashtu siç duhet të jenë, ashtu siç veprohet në tërë botën.
AIDA:A mendon se duhet të kemi më tepër festiovale ku do të këndohet live?
ELITA REÇI: Duhet të kemi më tepër spektakle dhe festivale live që këngëtarët të tregojnë vërtetë se kush janë. Nëse ke talent urdhëro dhe dil trego se ke, e jo si shumica e këngëtarëve që incizojnë nëpër studio dhe skan guxim të paraqiten qoftë edhe një herë të këndojnë live dhe ti tregojnë publikut realisht se kush janë ata.
: Si e kalon kohën e lirë Elita?
ELITA REÇI: Jam studente në fakultetin e artit muzikor në Universitetin e Tetovës dhe jam para diplomimit. Shpresoj më shpejt të diplomoj dhe të vazhdoj studimet postdiplomike. Kam pak kohë të lirë , nga njëra anë studimet, albumet, festivalet, të gjitha marrin kohë, atë pak kohë kam dëshirë ta kaloj me familjen në Strugë dhe Ohër ose të lexoj ndonjë libër dhe kuriozitete.