Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Elvana Gjata, “pre” e operacioneve plastike…?!
E Hene, 12.10.2007, 02:50pm (GMT)
Veshja mjaft klas e Elvana Gjatës gjatë finales së Festivalit të “Këngës Magjike”, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Kjo sepse këngëtarja “vogëlushe” këtë herë kishte vendosur të tregonte hijeshinë e saj me një veshje që faktikisht nuk ka qenë në stilin e saj. Madje, për këtë edhe u komentua për “kopjim” të J.Lo apo Beyonce Knowles.
Por vetë ajo, në një intervistë për “Bluetooth”, e argumentoi këtë jo si një imitim, por tregoi se ai ishte fustan i modës së këtij viti. Në fakt, përsos faktit se sa origjinale ishte me atë fustan, ajo që u ra në sy jo pakëve ishin gjokset e Elvanës. Hamendjet pa dashje shkuan deri aty, sa të thuhej se Elvana Gjata ka bërë operacion plastik… E jo pak e besuan këtë gjë. Gjithsesi, ne pyetëm për këtë gjë, dhe e vërteta është se Elvana nuk ka bërë ende një operacion të këtij lloji.
E vërteta është se ndërsa ajo nuk shquhet për ndonjë gjoks seksi në raste të veçanta, atë natë në “Këngën Magjike”, për t’u dukur sa më bukur asaj i është dashur të përdorë reçipeta me mjaft mbushje. Pavarësisht se kjo nuk ja ka ndryshuar madhësinë e gjoksit, rëndësi ka që qëllimit ia arriti… qoftë për t’u shfaqur seksi, qoftë edhe për të ngacmuar imagjinatën e njerëzve.