Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
GENTA tash imazh "SEKSI "
Është njohur ngahera nga të gjithë si një femër mjaft energjike ku në çdo vend që shkon, dhe në çdo skenë që prek, e përvetëson duke përçuar në këtë mënyrë ritmin dhe entuzizmin. Duke respektuar gjithmonë limitet e saj si këngëtare e për më tepër me një imazh shumë të rregullt skenik këngëtarja Kosovare Genta Simajli ka krijuar stilin e saj të veshjes dhe paraqitjes që të gjithë e admirojnë. Nuk ka preferuar ta teprojë asnjëherë me ‘zhveshjen’ apo rrobat tejet seksi, por vetë imazhi i saj ka bërë që të kalojë çdo limit klasifikimi dhe të shndërrohet në këngëtaren më seksi të momentit. Prej kohësh siti në internet www.albaniac.com organizon sondazhin në bazë të klikimeve dhe rezultati është absolut, Gënta triumfon duke u klasifikuar në vendin e parë me 32.3% të votive duke marrë për vete me qindra e qindra klikime. Në fakt para për përzgjedhjen e këngëtares më seksi në Shqipëri e Kosovë ka qenë shumë e fortë. Para disa kohësh ajo kryesohej nga Elvana Gjata për të cilën në forumin e kësaj faqe interneti komentet ishin të shumta. Po kështu edhe Zanfina Ismajli ka zënë një vend kryesor në këtë renditje, shpesh herë duke kaluar edhe ajo në krye të listës madje duke e çuar kështu këtë titull për të tretën herë në familjen e saj ndërkohë që motra e saj Adelina Ismajli e ka përvetësuar dy herë. Përsa i përket Adelinës, emri I saj nuk ekziston më në listën e këngëtareve më seksi, pasi çdokush është I bindur që nëse gjëndet në të, patjetër vendi i parë i takon domosdoshmërisht, duke patur parasysh sondazhet e panumërta dhe komentet mbi imazhin dhe pamjen e saj. Duke qëndruar tek Genta, mësohet se look-u i shndërruar prej disa kohësh në versionin original brun, e bën të ndihet më mirë dhe më të pëlqyer për publikun. Ndoshta kjo ka qenë një arsye e fortë për ta përzgjedhur atë në vendin e parë të klasifikimit disa javor.