Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Elbino: Zanfina, keto dy vitet e fundit kane qene te jashtezakonshme per ju.Jeni kthyer ne nje emer shume familjar ne te gjithe trevat shqiptare dhe se bashku me Adelinen jo vetem qe po dominoni ne tregun muzikor shqiptar, por jeni shnderruar dhe ne motrat me te suksesshme qe Estrada shqiptare ka pare ndonjehere. Cilat kane qene momentet me te rendesishme per ju gjate ketij dy vjeÁari qe shkoi, kur karriera juaj mori hov?
Zanfina: Faleminderit,jeni gjithmone perplot pozitivitet i cili rrezaton edhe ne faqen tuaj.Eshte e vertete qe jo vetem une,te katertat po punonim tmerresisht shume keto dy vitet e fundit pa marrur parasysh pengesat.Me befasoi,por edhe me beri te ndjehem mire komenti ne nje gazete te huaj ku shkruhej:"The Ismajli family are, in many ways, Kosovo's version of the Kennedys."
Me beso,cdo minut kushtuar karrieres per mua ishte me shume se i rendesishem.Absolutisht cdo gje,qe nga foto-sesionet e deri tek pjesemarrjet ne festivale.Nuk jam tip qe bej shume zhurme,por kur synoj dicka,patjeter se e realizoj.Dhe ja,kam bindjen qe sakrifica po shpaguhet.Gezohem qe une dhe Adelina jemi motrat me te suksseshme,siq thua ti.Ndoshta keshtu na ben fakti qe jemi shume te ndryshme qe nga pamja,karakteri,e besa dhe shija muzikore.Por te ngjashme ne synimin e suksesit,gje qe e konsideroj qeshtje edukate.Megjithate na ka lindur e njejta nene hahaha...Ndoshta momenti kyc i karrieres sime ishte kur arrita te mos indentifikohem si motra e Adelines.Ky njekohesisht per mua ishte dhe momenti me i rendesishem edhe me i veshtire,por edhe ndodhi papritur.
Keni publikuar disa kenge te sukseshme si "Mirmengjesi", "Partizani i vogel" , "As i fundit as i pari" e te gjithe jemi ne pritje te albumit tuaj te dyte.Kur do dale ky album e c'te reja mund te na tregoni rreth kengeve qe do te perfshihen ne te?
Per albumin e dyte jam duke punuar qe nga dhjetori i vitit te kaluar por ja qe tani eshte shtator dhe nuk eshte kryer sepse jo e tera varet nga une.Ndodhte qe kompozitoret nganjehere te vononin kenget dhe gjera te tilla,por tani me kane mbetur edhe 2 kenge dhe albumi do perfundohet.Kam premtuar se do te punoj ngadale e mire,dhe kete po e bej.Shpresoj te dale ne shitje per me pak se nje muaj.Kam bashkepunuar me kompozitor te ndryshem nga Maqedonia,Shqiperia dhe Kosova.Arsyeja pse nuk kam bere album (deri me tani jane bere 3 vite),ishte se doja qe kur ta bej albumin e ardhshem te verehen perparimet† e mija,si ne vokal,ashtu edhe ne interpretim,'look' etj.
Jeni perzgjedhur si perfaqsuesja e Shqiperise, ne “Festivalin Ballkanik te Kenges”. Me cilen kenge do te prezantoheni atje dhe a mund te na tregoni diÁka me teper rreth ketij eventi?
Atje do jem me kengen ''As i fundit as i pari'' me te cilen edhe fitova te drejten me marr pjese ne kete festival.Ky eveniment do te mbahet per here te pare† ne Kosove dhe jam shume e gezuar qe do ta perfaqesoje vendin tim dhe normalisht do ta jap maksimumin.Ende nuk kam ndonje informate te rendesishme lidhur me festivalin,por une ndihem fituese me faktin qe do te jem aty per te perfaqesuar kulturen e kombit tim.
Cfare do vishni ne Festivalin Ballkanik?
Hahahahaha,natyrisht qe kjo do mbetet befasi.Garderobes i kushtoj shuuume rendesi,dhe kjo verehet,por kjo me ben te jem ne telashe pastaj hahaha.Edhe pse e vlen sepse jam e kenaqur me cdo paraqitje skenike qe kam pasur deri sot.Megjithate,le te mbetet nje befasi e cila shpresoj te jete me interesante sesa tek festivali,por dhe tek klipi.
A i keni degjuar kenget e tjera konkuruese (te Festivalit Ballkanik)? Si mendon se jane ne krahasim me kengen tuaj?
Jo.Mesa di une,nuk kam te drejte per momentin qe ti degjoj.Nuk e di kush, cka do kendoje,por e di se shume shtete ballkanike do te jene aty si: Maqedonia,Greqia,Turqia,Bosnja dhe Hercegovina,Kroacia,etj.Do te percillet nga shume shtete dhe nuk e imagjinoni sa e lumtur jam qe ne mesin e atyre kengeve,do jehoje dhe nje kenge e bukur shqipe.
"As i fundit as i pari" eshte videoklipi juaj me seksi deri me sot. Ai hapet me nje sekuence filmike ku ju dilni nga nje guacke qe te kujton "Lindjen e Venusit" te Botticellit. Cili eshte mesazhi pas kesaj "lindjeje"?
Oh,faleminderit,ti vertet ke aftesine te besh nje femer te ndihet si mbretereshe hahaha.Ishte ide e Adelines dhe pas ca medyshjeve e pranova.Ajo cmendet pas asaj sekuence te kenges.Une isha skeptike qe do te keqkuptohesha,por analizova me kujdes ato qe me sygjeronte i tere ekipi.Mund te them qe mesazhi ka te beje me rilindjen e se bukures.Qofte femer,kenge,menquri,etj.Por edhe primesa shume artistike qe ipet edhe ne melodi,me bindi qe sado pak te ik nga stereotipi dhe te prek artin e vertete (Botticellin,ne kete rast),dhe t'ia rikujtojme vetes qe ne vertete† dijme c'eshte bukuria ne art,mitologji dhe mund ta jetesojme pa nevojen e "komercit".Mesazhi mund te nderlidhet edhe me ate qe nuk eshte e thene qe cdo kengetare te jete "mjet perdridhes" me intelekt te limituar per te qene e pelqyer,por mund te jesh edhe shqiptare,edhe e ngritur intelektualisht.Pra,cdo gje ka te beje me rilindjen e se bukures,qofte ajo edhe artistikja† ne kenget e sotme.
Po shikoja videoklipin dhe nuk e di perse, por nga fundi i videoklipit (10 sekondat e fundit) me jepet pershtypja sikur ju e dinit qe kenga do behej nje hit. Jepni nje buzeqeshje qe duket sikur te thote "Yep!Kjo kenge eshte HOT!"...
Shikimet e mia nganjehere flasin shume,hahaha.Qe kenga ishte e suksesshme e kam ditur qe nga fillimi sepse kush e ndegjonte i pelqente dhe me thoshte: "Kukuuuu qfare kenge e mireee,sa bukur e ke vokaliiiin",dhe merrja vetem kritika te mira.Ndersa gjate xhirimit te klipit kam qene shume† e disponuar dhe asnjehere nuk e kam mbyllur gojen duke buzeqeshur hahaha.Falenderimet e mia me te medha shkojne ne adrese te Florit,atij qe krijoi kete kenge,i cili nuk di te beje kenge te dobet sikur kjo qe me vodhi zemren posa e degjova.E ndjeja se do ishte hit.E ndjenim te gjithe qe e degjuam.
Ju jeni pothuajse ne perfundim te† "Fakultetit te Drejtesise" ne Kosove, Mbasi te merrni diplomen, premtoni se do te beni diÁka per tu vendosur ligji i "Te drejtave te autorit" edhe ne Kosove?
Shpresoj qe deri atehere ky ligj te jete i aplikueshem dhe une ti kem duart plot pune.Gjithsesi qe premtoj dhe gjithashtu premtoj qe do te jem e pameshirshme ndaj padrejtesive te cilat u ushtruan mbi neve me dekada te tera.
Do ju keshilloja te mos beheshit kurrsesi gjyqtare† (avokate po dmth, por jo gjyqtare), sepse djemte e Prishtines do benin namin, vetem per ta marre nje ndeshikim nga Zanfina :)))))
Dyshoj hahahhahahahaha.Nuk besoj qe egoja e ndonje djali kosovar do te duronte te kete nje gjyqtare Zanfine shume te pameshirshme para krimit,si dua te behem.Prandaj dhe dyshoj hahahahaha.
Ka edhe nje lajm tjeter pervec "As i pari as i fundit", qe po i "terbon" fansat tuaj. Flitet se jeni lidhur me futbollistin Lorik Cana e si rralle here, fansat e aprovojne kete lidhje. A eshte e vertete apo kemi te bejme me nje thashethem te rradhes?
Eshte thashethem, sepse une Lorik Canen nuk e njoh personalisht.
Per ju egzistojne disa prej thashethemeve me te Cuditshme. Ne nje prej tyre tregohet se kane dashur te ju rrembejne por ju kane shpetuar
bodigardet e kryeministrit???
Hahaha,faleminderit prej Zotit deri me tani asnjehere nuk ka pasur tentim kidnapimi ndaj meje,por kjo ndoshta eshte perzier nje ngjarje para disa muajsh tek ndertesa ku po jetonte kryeministri i atehershem (Bajram Kosumi) mua nje djal me mori qanten nga dora dhe iku,por qe ate e zuren dhe mua mu kthyen gjerat e mia.
Dhe ne mbyllje ju urojme sukses ne “Balkanvision”, shpresojme te merrni ndonje Cmim, sepse patjeter do jemi duke ju ndjekur nepermjet ekranit te tv.
Me lejo te te falenderoj une ty per kete interviste e cila me beri te ndjehem kaq mire,gje qe nuk ndodh shpesh me tjera intervista.Albaniac eshte puro pozitivitet.Sa i perket Ballkanvisionit,te falenderoj nga zemra per uraten,por une mendoj qe cmimin me te madh tashme e kam fituar duke mu besuar e drejta qe te perfaqesoj kombin tim.Megjithate une shpresoj te mos zhgenjej askend sepse ne kengetaret punojme per te kenaqur publikun.Albaniac i uroj shume fat dhe sukses.!